PDK-ja mbledh deputetët, Krasniqi: Gjithmonë do të jemi aktivë
12 janar 2023
| 17:19
Para fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie, diskutuan për agjendën e tyre legjislative dhe iniciativat konkrete të cilat do të ndërmarrin gjatë këtij viti.
“PDK do të jetë gjithmonë aktive, e përgjegjshme dhe konstruktive kur në pyetje janë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.
Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvendin e Kosovës.
“Dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023”, ka deklaruar Krasniqi.