PDK-ja mbledh Kryesinë, nis përgatitjet për seancë të jashtëzakonshme
10 mars 2020
| 15:30
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të mbajë sot në orën 16:00 mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.
Është bërë me dije se menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë konferencë për medie.
Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së do të vendoset për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit dhe për këtë tashmë paria e Kadri veselit ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare vijnë pas paralajmërimeve të Amerikës për rrezikun e tërheqjes së trupave nga Kosova.