PDK-ja mblidhet për herë të fundit para seancës së demarkacionit
20 mars 2018
| 14:58
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mbajë mbledhje para seancës së demarkacionit e cila pritet të mbahet sot në orën 16:00.
PDK-ja është deklaruar parimisht pro demarkacionit, mirëpo edhe në këtë parti ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Deputeti Nait Hasani është deklaruar që nga viti 2015 kundër demarkacionit.
Megjithatë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, por edhe lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, vazhdimisht janë deklaruar se 23 deputetët e partisë së tij do ta votojnë demarkacionin.