PDK-ja mbylli fushatën elektorale, Veseli fton qytetarët ta votojnë këtë parti
04 tetor 2019
| 21:59
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Me këtë rast, lideri i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës.
Ai ka ftuar qytetarët që ta votojnë PDK-në më 6 tetor.
“FALEMNDERIT, KOSOVË! Falemnderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin. I kam dëgjuar qytetarët dhe e di çfarë i duhet Kosovës. Së bashku, do ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin. Më 6 tetor, votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe bëhuni pjesë e fitores! #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.