
PDK-ja me parullë të re: Martinin as byroja s’e heton
10 shkurt 2023
| 14:27
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar aktivitetin e saj opozitar përmes aktivistit Trim Syla.
Ky i fundit, thuajse çdo ditë shfaq parulla të reja kritike për pushtetin e Vetëvendosjes. E një e tillë është shfaqur edhe të premten.
Syla është shfaqur me një pankartë në dorë me mbishkrimin “Martinin as Byroja s’e heton”.
Ky mbishkrim vije pas kërkesave të vazhdueshme të PDK-së për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Gjithashtu, PDK-ja ka kundërshtuar edhe Byronë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, e cila sipas partisë kryesore opozitare është mjet politik në dorën e kryeministrit Albin Kurti.