PDK-ja me spot interesant: Kur ndalet Kosova, Kadri Veseli e qet n’stom (Video)

28 shtator 2019 | 21:29

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka lansuar një spot elektoral interesant, në të cilin merr pjesë Kadri Veseli bashkë me ekipin e tij të ri.

Të gjithë së bashku janë duke udhëtuar me një autobus, i cili gjatë rrugës ndalet për shkak të një defekti.

Veseli, bashkë me ekipin e tij, dalin dhe e shtyjnë atë dhe ia dalin që ta qesin në breg.

Ky rrëfim duket se ka kuptimin “kur ndalet Kosova, Kadri Veseli dhe PDK-ja e qesin atë në stom”.

“Bashkë mundemi. Me këtë ekip, gjithmonë do të keni zgjidhje. 112 për Kosovën. Ndërtojmë të ardhmen”,  ka thënë Veseli.

https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1369821709859698/?sfnsn=mo&d=n&vh=e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në…