PDK-ja mobilizohet në mbështetje të marshit për drejtësi!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në të gjitha nivelet dhe me të gjitha kapacitetet e saj, është duke u mobilizuar për pjesëmarrje masive në mbështetje të marshit për drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.
Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, drejtorët, asamblistët, degët, nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të gjitha format për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Liria Ka Emër – UÇK!
“Të dielën, më 2 prill, në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, të gjithë bashkë do të marshojmë për drejtësi: Për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për drejtësinë e historisë tonë më të lavdishme, për ata që na sollën lirinë. Ejani të gjithë të Marshojmë për Drejtësi!”, është theksuar në njoftimin e PDK-së.