PDK-ja mohon lajmin se ka lidhur koalicion me LDK-në në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mohuar lajmin se ka lidhur koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në Prishtinë.
Sekretari i përgjithshëm i degës së Prishtinës, Arben Gecaj, ka mohuar zërat se kjo parti ka bërë koalicioni me LDK-në dhe se në pozitën e nënkryetarit të Prishtinës është vendosur të emërohet ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci.
“Jo nuk kemi koalcioni, dhe nuk është e vërtetë kjo. Nuk ka kurrfarë marrëveshje”, tha ai për Front Online.
Për nënkryetare të Prishtinës nga radhët e PDK-së ditëve të fundit është lakuar edhe emri i deputetes Eliza Hoxha, mirëpo burimet thonë se kjo e fundit nuk ka pranuar të merret me nivel lokal.
Ndërsa në medie sot është raportuar se i dyti i Prishtinës do të jetë ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.