PDK-ja mohon raportimet në medie për mundësinë e përfshirjes në qeveri

01 korrik 2020 | 13:47

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që drejtohet nga Kadri Veseli, ka mohuar raportimet në disa medie se janë duke diskutuar mundësinë e përfshirjes në Qeveri.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në asnjë nivel vendimmarrës të partisë, raporton “Epoka e re”.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/186018202863558

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit do të tentojë ta transferojë Milot Rashicën.…