PDK-ja nderon Zahir Pajazitin me bashkëluftëtarë
31 janar 2025
| 13:34
Në 28-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me kolegë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Ai ka thënë se Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha ishin bërë frymëzim për brezat pasues të UÇK-së.
“I përjetshëm është kujtimi për tre luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë burim frymëzimi për brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi. Lavdi veprës dhe sakrificës emblematike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës”, citohet të këtë thënë Krasniqi, ka njoftuar PDK-ja.