PDK-ja në Gjakovë kërkon ndërprerjen e projektit në rrugën ‘Nënë Tëreza’
Dega e PDK-së në Gjakovë ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, që ta ndërpresë projektin në rrugën “Nënë Tëreza.
Sipas kësaj partie, shumë banorë dhe biznese të kësaj lagje kanë shprehur shqetësim lidhur me projektin e ndërtimit- zgjerimit të kësaj rruge me tri korsi dhe ngushtimin e trotuareve, ku përveç pengimit në zhvillim të biznesit, rrezikon edhe jetën e qytetarëve dhe vështirëson banimin.
“Gjatë takimit që përfaqësuesit e PDK-së, dega në Gjakovë, kanë pasur me banorët dhe bizneset në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, janë̈ njoftuar nga afër me shpetësimet e banorëve dhe bizneseve të kësaj lagje, të cilët kishin shqetësimet e arsyeshme lidhur me projektin e ndërtimit/zgjerimit të kësaj rruge me tri korsi dhe ngushtimi i trotuareve ku përveç pengimit në zhvillim të biznesit, rrezikon edhe jetën e qytetarëve dhe vështirëson banimin”, është thënë në komunikatën e degës së PDK-së në Gjakovë.
Kryetari i Degës së PDK -së Gjakovë Hajdar Beqa, ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune Ardian Gjini që të ndërpritet menjëherë implementimin i këtij projekti. “Pas bisedës me qytetarët e kësaj lagje. Unë si kryetar i PDK-së dega Gjakovë, në emër të degës, kërkoj nga kryetari i Komunës z. Gjini, të ndërprej menjëher implementimin e këtij projekti, i cili sipas burimeve tona nuk e ka ndjekur rrugën ligjore të cilën duhet të kaloj një projekt i tillë, poashtu kemi informata se nuk ka fare projekt të detajuar dhe gjithashtu është edhe në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe bizneseve. Z. Gjini, duhet të pezulloj punimet në këtë rrugë, deri në kohën kur të sqarohet projekti për opinionin publik, dhe projekti të jetë transparent dhe i prezantuar në detaje dhe të merren parasysh edhe interesat e qytetarëve dhe bizneseve të lagjes dhe të inkorporohen në atë projekt që do të aprovohet nga Kuvendi i Komunës”.
(A.S.M / Epoka e re).