PDK-ja në Gjakovë nderon dëshmorët e kombit (foto)
05 maj 2021
| 16:48
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët ka bërë homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë” në nderim të dëshmorëve të kombit.
“Sot, në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Gjakovës, bashkë me kryesinë e degës bëmë homazhe te lapidari “Shokët e lirisë” në nderim të të rënëve për liri. Falë luftës së drejtë të UÇK-së sot e gëzojmë lirinë. Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorëve, Heronjve dhe Martirëve të Kombit tonë. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruan Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.