PDK-ja në Podujevë formon shtabin zgjedhor në Shajkoc, Isak Shabani: Përkrahja për PDK-në po rritet
Deputeti Isak Shabani, i cili është edhe kryetar dege i PDK-së në Podujevë po vazhdon aktivitetet me qytetarë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje, Shabani thotë se kanë formuar shtabin në Shajkoc.
Ai thotë se PDK-ja po merr përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Dita e zgjedhjeve po afrohet. Skandalet e Qeverisë dhe korrupsioni në ministri po dalin në pah çdo ditë. Kauzat e rreme të shumicës aktuale po kuptohen nga qytetarët. Kjo politikë e dëmshme, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, do të marrë fund më 9 shkurt.
PDK, dega në Podujevë, me përkrahjen e qytetarëve për planin e saj, po rritet.
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje, kemi formuar shtabin në Shajkoc.
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për gatishmërinë e tyre për ndryshim.
PDK, me Kryeministër Bedri Hamzën, është alternativa më serioze për qeverisjen e vendit”, ka shkruar në “Facebook” deputeti Shabani, i cili sërish do të jetë kandidat për deputet edhe për një mandat tjetër.