PDK-ja në Prishtinë zgjedh shtabin zgjedhor dhe kryetarin e shtabit

06 janar 2021 | 10:49

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se kanë zgjedhur shtabin zgjedhor dhe kryetarin e shtabit.

“Nënkryetari i Degës, Ilirik Musliu do të udhëheqë me shtabin dhe të gjitha punët organizative gjatë kësaj fushate zgjedhore”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Ismaili.

Postimi i plotë i tij:

Në Degën e PDK-së në Prishtinë zgjodhëm shtabin zgjedhor dhe kryetarin e shtabit. Nënkryetari i Degës, Ilirik Musliu do të udhëheqë me shtabin dhe të gjitha punët organizative gjatë kësaj fushate zgjedhore. Qysh nesër, ne do të nisim takimet me nëndegët dhe komunikimin me të gjitha strukturat tona në Prishtinë për të vazhduar trendin e rritjes. Për më shumë se një vit keqqeverisje nga dy qeveri, Partia Demokratike e Kosovës ka një program të qartë për nevojat e qytetarëve, dhe një ekip të gatshëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të vendit. #PDKPrishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver…