PDK-ja në Prizren fillon përgatitjet për formimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë

25 prill 2018 | 13:56

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Prizren, në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të saj, ka filluar përgatitjet për themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë në këtë qytet.

Sipas një njoftimi për medie nga kjo parti, është bërë me dije se Kabineti i Qeverisjes së Mirë do t’i ketë komisionet përkatëse me njohës të fushave në kuadër të qeverisjes lokale.

“Në këtë rast do të përcillet dhe analizohet me vëmendje keqqeverisja e izoluar, jotransparente dhe jovendimmarrëse e kryetarit turist Mytaher Hakuka dhe koalicionit qeverisës. Kaluan njëqind ditët e qeverisjes me ankesa fiktive dhe postime në ‘Fb’, e gjitha kjo për të arsyetuar mospunën e tij dhe kabinetit që drejton, si dhe duke bërë përpjekje që ta kamuflojë paaftësinë e tij, për t’ju ofruar zgjidhje problemeve të shumta që kanë qytetarët e komunës sonë”, është thënë në komunikatën e PDK-së në Prizren.

PDK-ja në Prizren ka paralajmëruar se me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve ligjore që po bëhen nga ana e kësaj qeverie, pa program e vizion, kjo parti së shpejti do ta lansojë platformën elektronike përmes së cilës do t’i ofrojnë mundësi qytetarëve të komunës së Prizrenit që t’i adresojnë të gjitha shqetësimet në raport me këtë qeverisje.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet në ndërtimin e “Aqua Parkut” që ndodhet…