PDK-ja në Zvicër mobilizon strukturat partiake
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhja është drejtuar nga kryetari, Ragip Xhaka.
Në këtë takim është vendosur që fillojnë angazhimet me strukturat dhe anëtarësinë e gjerë për pëgatitjen dhe mobilizimin e mërgatës, që mos të jetë i kontestueshëm suksesi i PDK-së.
Kështu ka bërë të ditur Ragip Xhaka.
“Pas vendimit të Këshillit Drejtues për mobilizim, dega e PDK-së në Zvicër ka filluar takimet me struktura dhe anëtarë të Këshillit Drejtues dhe nëndegët”, është shprehur Xhaka.
Njoftimi i plotë i tij:
Pas vendimit të Këshillit Drejtues për mobilizim, dega e PDK-së në Zvicër ka filluar takimet me struktura dhe anëtarë të Këshillit Drejtues dhe nëndegët.
PDK në Zvicër do të punojë shumë së bashku me gjithë anëtarët që suksesi të jetë i pa diskutuar në Mërgat.
Na priftë e mbara!