PDK-ja nesër në 18:00 e mban Konventën për Bedri Hamzën kryeministër
01 nëntor 2024
| 11:30
Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë nesër Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”.
PDK-ja njoftoi se konventa do të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ajo pritet të zgjasë deri në një orë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo konventë “nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur”.