
PDK-ja nesër zyrtarizon kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë Kosovë
28 maj 2021
| 21:44
Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e shtunë) do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë Kosovë.
Në orën 13:00, PDK mbanë konferencë për media në Prizren, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit.
Njoftimi i plotë i PDK-së:
Dita: E shtunë
Vendi: Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren
Ora: 13:00
Ndërsa, në orën 15:00, PDK mbanë konferencë për media në Fushë Kosovë, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës!
Dita: E shtunë
Vendi: Amfiteatri i hapur para stacionit të trenit, Fushë Kosovë
Ora: 15:00