PDK-ja: Nura e Hamza, heronj të qytetarëve të komunave të cilat i udhëheqin

23 janar 2023 | 15:35

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një komunikatë për medie ka theksuar se Fadil Nura e Bedri Hamza para se të jenë kryetarë komunash, janë heronj të qytetarëve të komunave në të cilat udhëheqin.

“Vërshimet e 19 janarit si pasojë e reshjeve të shiut, shkaktuan dëme të mëdha në ekonomitë familjare, në biznese, në infrastrukturë dhe në bujqësi e blegtori, në Komunën e Skenderajt dhe atë të Mitrovicës. Shumë qytetarëve u është rrënuar puna e një jete të tërë në disa minuta, por atyre u ka dalë krah qeverisja lokale. Një qeverisje model që zgjon shpresën te secili, edhe në ditët më të rënda të jetës së tyre. Një qeverisje që është garanci e tejkalimit të sfidave dhe ringritjes”, është theksuar në komunikatën e PDK-së.

Sipas kësaj komunikate, përkundër dëmeve milionëshe dhe injorimit nga Qeveria qendrore, kryetarët Nura e Hamza me ekipet e tyre dhe me aktivizimin e kapaciteteve të plota në terren, për pesë ditë me radhë kanë arritur ta menaxhojnë këtë gjendje të rënduar, duke u dalë në ndihmë banorëve të prekur kjo fatkeqësi, me pako ushqimore, veshmbathje dhe strehim. “Për këtë, ata meritojnë vlerësimin e gjithsecilit prej nesh”, është theksuar ndër të tjera në komunikatën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland vazhdon të konfirmohet si një makineri e frikshme…