PDK-ja për Epopenë e Dukagjinit: Jehona e saj qëndrestare u ndje në tërë Kosovën

24 mars 2025 | 13:31

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar të rënët në Epopenë e Dukagjinit.

Kjo parti ka theksuar se “24 marsi i vitit 1998 shënoi fillimin e Epopesë së Dukagjinit, jehona qëndrestare e së cilës u ndje në tërë Kosovën”.

“Në 27-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim heronjtë Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj, të cilët u flijuan në Betejën e Gllogjanit.  24 marsi i vitit 1998 shënoi fillimin e Epopesë së Dukagjinit, jehona qëndrestare e së cilës u ndje në tërë Kosovën. Lavdi guximit dhe sakrificës së Gazmend e Agron Mehmetajt dhe Himë Haradinajt! Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë në betejat e Dukagjinit!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka njoftuar kompanitë…