
PDK-ja përkujton protestat e vitit 1981
11 mars 2025
| 12:17
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar protestat studentore të marsit të viti 1981.
Kjo parti ka vlerësuar se me anë të këtyre protestave qytetarët e Kosovës ndezën flakadanin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
“Më 11 mars 1981, studentët dhe qytetarët e Kosovës ndezën flakadanin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Sot, përulemi me respekt para guximit dhe vizionit të tyre, qëndresës së pathyeshme që ndriçoi rrugën tonë drejt shtetësisë. Kujtimi dhe vepra e tyre do të frymëzojnë gjithmonë brezat që vijnë!”, është thënë në përkujtimin e PDK-së.