PDK-ja po zgjerohet me të madhe në NRW të Gjermanisë

29 tetor 2024 | 11:15

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon me riorganizimin e saj në mërgatë. Aktivistët dhe mbështetësit e saj kanë formuar nëndegë në të gjitha qytetet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Njëjtë kanë vepruar edhe shqiptarët në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë. Në këtë republikë, PDK-ja çdo ditë po zgjerohet me mbështetës dhe anëtarë të rijnë.  Kjo po ndodhë për arsye të angazhimit maksimal dhe punë të palodhshme të një ekip të shkëlqyer, ku në mesin e tyre shumë biznesmen, ekonomistë, juristë, doktor dhe ish luftëtar të UÇK-së të cilët po jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Pas angazhimeve të shumta për një periudhe të shkurtër janë formuar shumë nëndegë të PDK-së dhe po i bashkëngjiten shumë bashkatdhetar degës së PDK-së në NRW ku po e mbështesin programin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës z. Bedri Hamza. PDK-ja ka filluar të merret më seriozisht me hallet dhe preokupimet e shumta të mërgatës, dhe që në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, pritet që në lista për deputet të ketë edhe përfaqësues të degëve në Diasporë.

Sipas një njoftimi për medie të degës së PDK-së në Nordrhein-Westfalen, me datën 9 nëntor me fillim në ora 19:30 do të mbahet kuvendi zgjedhor i themelimit të nëndegës në Wupertal.

https://www.facebook.com/share/p/1GCWGp9Dzh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSOKB) nesër (e…