PDK-ja pret ‘fitore’ në Kushtetuese edhe për disa ligje të tjera
Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, ka thënë se presin edhe fitore të tjera juridike ndaj ligjeve të miratuar nga qeverisë Kurti, përkatësisht nga deputetët e mazhorancës.
Gashi në një postim “Facebook”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ai ka thënë se pas kësaj, në rend për t’u hedhur poshtë janë edhe Ligji për byronë, për zyrtarë publikë dhe për energjinë.
“PDK-ja, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pas fitores së rastit për;
Prokurorinë dhe KPMShC, në Kushtetuese, pritën fitore edhe për:
1) Byron Politike të konfiskimit të pasurisë me vendime politike
2) Për zyrtarët publikë
3) Për energjinë
PDK-ja, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit.
utoritar të Kurtit.