PDK-ja propozon Antigona Bytyçin për kryesuese të Kuvendit të Prizrenit

21 dhjetor 2021 | 23:00

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka marrë vendim që të propozojë për kryesuese të Kuvendit Antigona Bytyçin.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga dega e PDK-së në Prizren.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, pas mbledhjes së kryesisë së degës të mbajtur sonte, e martë me datën 21.12.2012, është propozuar për Kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyqi, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asambleistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren. Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anetare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që do të mbahet të enjtën, me datën 23.12.2021, grupi parlamentar i PDK-së do të propozoj si kandidate për Kryesuese, Antigona Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Shtetit doli me një reagim rreth…