PDK-ja propozon dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, fton partitë tjera ta votojnë mocionin
20 maj 2024
| 12:26
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se 30 qershori ose 11 korriku, janë datat që duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se nga java e ardhshme duhet të ftohet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.
“Unë i bëjë thirrje partive opozitare që javën e ardhshme ta votojnë mocionin për shpërndarjen e Kuvendit. Datat për mbajtjen e zgjedhjeve siç e ka propozuar PDK-ja janë 30 qershori ose 11 korriku”, ka thënë Tahiri.