PDK-ja propozon pesë masa për t’i ndihmuar qytetarët

15 shtator 2022 | 11:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, ka thënë se Kosova po kalon nëpër një vit të vështirë, i cili si duket do të mbahet mend si një vit i depresionit të shkaktuar nga krizat e njëpasnjëshme që kanë kapluar vendin.

Sipas tij, këto kriza janë duke gjetur një terren të lirë për të lulëzuar si pasojë e kësaj qeverie plotësisht të paaftë për të adresuar problemet me të cilat po ballafaqohet vendi.

Për të kaluar këtë krizë ekonomike, lideri i PDK-së ka dhënë pesë propozime konkrete.
“Më konkretisht, për të kontribuuar në zbutjen e nivelit të inflacionit, për t’i ndihmuar qytetarëve të përballen e me krizën dhe për të kontribuuar në rigjallërimin e ekonomisë, ne kërkojmë që urgjentisht të ndërmerren këto pesë masa konkrete: 1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë mujore. 2. Të eliminohet për një

periudhë gjashtë mujore akciza mbi produktet e naftës, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër. 3. Të lirohet konsumi i energjisë elektrike nga TVSH-ja për një periudhë 6 mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 kwh. 4. Të rriten për të paktën aq sa është norma e inflacionit pagat, pensionet dhe ndihmat sociale. 5. Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale nga Trust-i, me kushtin që gradualisht të rimbursohen mjetet e kontribuuesve që kanë më pak se 10,000 euro në llogarinë e kursimit pensional”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës…