PDK-ja: Qeverisja jonë kampione në pushtetin lokal!
10 janar 2024
| 17:26
Komunat të cilat udhëhiqen nga kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë renditur në kreun e tabelës me performancë të shkëlqyer nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbi 95 për qind të nivelit të transparencës së përmbushur.
Kjo parti ka njoftuar se edhe këtë herë, listës i prin Komuna e Drenasit me 100 për qind të transparencës.
“I përgëzojmë të gjithë kryetarët tanë dhe ekipet e tyre fantastike për punën e jashtëzakonshme dhe përkushtimin e madh për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Këtë nivel të qeverisjes, transparente dhe efikase, PDK do ta sjell edhe në nivelin qendror”, ka njoftuar PDK-ja.