PDK-ja reagon pas publikimit të sondazhit nga zyrtari i Vetëvendosjes
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka thënë se zyrtari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi është në garë serioze që të shpallet politikani më qesharak për vitin 2020.
Ai ka thënë se sondazhi i LV-së është një gënjeshtër e madhe publike.
“Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t’i marrin 50 për qind të votave. 50 për qind e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bytyçit:
Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas sondazheve.
Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t’i marrin 50 për qind të votave.
50 për qind e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë.
Andaj, profesorin e nderuar të ekonomisë e ftoj me mirësjellje që mos ta turpëroj veten më shumë e lë ta bëj matematikën vet, siç po shpresoj kërkon nga vet studentët e tij.
Në mes të deklaratës së Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit, ekziston një diskrepancë, dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën.
Bislimi publikon një sondazh: LV-ja do t’i ketë më shumë se 60 deputetë në Kuvend