PDK-ja s’do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për referendumin e Serbisë
14 janar 2022
| 19:11
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se e sheh të panevojshme mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për referendumin e Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kjo parti tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin kundër organizimit të referendumit të Serbisë brenda Kosovës.
Ai ka thënë se me thirrjen e kësaj seance Qeveria po mundohet ta shmangë përgjegjësinë e vet. Tahiri tutje ka shtuar se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet janë përgjegjësi e Qeverisë dhe jo e Kuvendit.