PDK-ja s’e ka ndërmend as t’i zgjidhë problemet e LDK-së me koalicion, as t’i shërojë komplekset e LV-së

07 tetor 2020 | 18:56

Shkruan: Betim Gjoshi

Ka disa muaj që përflitet nëpër media hyrja e PDK-së në Qeveri, por askush deri sot nuk e ka dëshmuar qoftë një takim të vetëm për këtë punë. Krejt çka po bëhet është se llafet e kafeve po i përcjellin në debate televizive.

Nuk ka, sepse ata që po e mbajnë gjallë këtë temë e kanë shpikur për disa arsye. Kjo temë i konvenon edhe Qeverisë, por edhe Vetëvendosjes.

Qeveria po e mban këtë temë aktive për të larguar sadopak vëmendjen nga problemet e koalicionit qeveritar ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismes, etj.

Vetëvendosje po e mban këtë temë aktive për të propaganduar se PDK-ja nuk është opozitë.

Kjo temë mbahet gjallë çdo ditë me një risi. Sot ia paskan shtuar  Qeverisë një ministri. Nesër ndoshta ia shtojnë edhe një tjetër. Krejt kjo bëhet për ta krijuar përshtypjen në opinion se Qeveria po rritet me një parti tjetër.

Por, PDK-ja nuk e ka ndërmend të zgjidhë problemet e brendshme të koalicionit qeverisës dhe as të shërojë komplekset e Vetëvendosjes.

Për t’i kuptuar se kush janë LDK-ja dhe Vetëvedosje kanë mjaftuar vetëm 50 ditë të qeverisjes së përbashkët të tyre.

Të dy këto parti Koalicionin e Shpresës e shkatërruan për pak ditë vetëm për shkak të egove të sëmura politike për dominim të njeri tjetrit.

#Mashtrues #LdkVv~vid

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 përveç sfidave dhe çrregullimeve mbi të gjitha sferat…