PDK-ja shpenzoi mbi 360 mijë euro në tremujorin e parë të këtij viti

24 prill 2025 | 20:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2025, ku bëhet e ditur se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 360,313 euro e 46 cent gjatë muajve janar, shkurt dhe mars.

Shpenzimet më të larta janë regjistruar në kategorinë “mallra dhe shërbime”, që arrijnë në 177 mijë e 640 euro. Nga kjo shumë, 74 mijë e 805 euro janë shpenzuar në janar, 70 mijë e 515 euro në shkurt dhe 32 mijë e 319 euro në mars, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sa i përket pagave, PDK ka shpenzuar gjithsej 154 mijë e 695 euro, ndërsa për pagat neto të punëtorëve në muajt shkurt dhe mars janë dhënë përkatësisht 44,585 euro dhe 89,199 euro, duke çuar totalin në 133,785 euro për këtë kategori.

Në lidhje me shpenzimet për udhëtime, PDK ka harxhuar 6,000 euro brenda vendit – 3,000 euro në janar dhe po aq në mars.

Ndërkaq, për kategorinë “shërbime”, shpenzimet janë shpërndarë kështu: 66,945 euro në janar, 65,331 euro në shkurt dhe 21,820 euro në mars, me një total prej 154,096 euro.

Në fund, shpenzimet për qira gjatë tremujorit arritën në 9,108 euro, ku përkatësisht janë shpenzuar 3,877 euro në janar, 1,649 euro në shkurt dhe 3,581 euro në mars.

Raporti i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës, për tre muajt e parë të…