PDK-ja shpërndan pako të barërave për shqiptarët në veri

11 prill 2020 | 14:34

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar sot shpërndarjen e qindra pakove shëndetësore me barëra tek shqiptarët në komunat e veriut të Kosovës ku tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar.

Këto pako shëndetësore po shpërndahen dy ditë pasi PDK-ja shpërndau edhe qindra pako ushqimore për banorët e veriut që janë izoluar me orë policore nga vendimet e Serbisë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” të gjithë aktivistët e PDK-së që po mbështesin këtë iniciativë për t’i ndihmuar qytetarët në veri të vendit.

Veseli ditë më parë vizitoi personalisht komunat e veriut të Kosovës ku u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve atje.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Sot filluam shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës, ku qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga qeveria e Kosovës. Pakot shëndetësore përmbajnë barëra për qytetarët që përballen me sëmundje kronike, por edhe për pensionistët.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj edhe ditëve në vijim aksionin e nisur për të ndihmuar me pako ushqimore dhe mjekësore familjet e izoluara në veri. Po ashtu, me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro e cila do të trajtohet të martën në Kuvend, shteti i Kosovës do të arrij tu dalë në ndihmë për tre muaj të gjithë punëtorëve në sektorin privat, bizneseve dhe gjitha kategorive shoqërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë…