PDK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani: Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm

11 shkurt 2025 | 11:48

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ngushëlluar familjen Osmani me rastin e  vdekjes së gazetarit Faton Osmani.

PDK-ja në një telegram ngushëllimi, ka thënë se kontributi i Osmanit në fushën e medias dhe informimit ka qenë i jashtëzakonshë,

“Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm. Përmes punës së tij të palodhshme, ai krijoi një platformë të besueshme dhe profesionale të lajmeve, duke i shërbyer publikut me informacion të saktë dhe të paanshëm. Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e medias në vend. Ai la gjurmë të pashlyeshme në këtë fushë, jo vetëm si themelues i Ekonomia Online, por edhe përmes angazhimit të tij në media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Në këtë moment të dhembjes së madhe, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, miqve dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve në vend”, është në telegram-ngushëllimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins…