PDK-ja shtrihet në të gjithë Belgjikën, themelon nëntë nëndegë brenda dy javëve
18 mars 2024
| 13:07
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në kuadër të shtrirjes dhe fuqizimit të saj në mërgatë, ka pasur aktivitet të shtuar në shtetin e Belgjikës.
Së fundmi, PDK-ja ka themeluar edhe tri nëndegë të reja në këtë shtet, duke e rritur në nëntë numrin e nëndegëve të themeluara në dy javët e fundit.
Atje u themeluan nëndega e Antwerpit, ku kryetar u zgjodh Hamit Bajra, nëndega e Bryzhit, ku kryetar u zgjodh Adonis Shala dhe nëndega e Aalst, ku kryetar u zgjodh Ibush Suma.
Të pranishmit i ka përshëndetur anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti dhe kryetari i Këshillit për Degën e Belgjikës, Jetlir Llugani.