PDK-ja të shtunën mban tubimin përmbyllës të fushatës, fton qytetarët të mblidhen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

04 shkurt 2025 | 13:00

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë me dije se të shtunën, më 8 shkurt, nga ora 16:00 do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kjo është bërë me dije nga kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur qytetarë, me mirënjohje të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, ju ftoj të gjithëve në përmbylljen madhështore të fushatës sonë! 8 shkurt nga ora 16:00. Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…