PDK-ja thërret përsëri konferencë për medie

31 janar 2024 | 14:17

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të mbajë edhe një konferencë tjetër për media.

Konferenca pritet të mbahet prej orës 15:00, në selinë qendrore të saj.

Arsyeja dhe detajet tjera të kësaj konferencë nuk janë bërë me dije.

Kujtojmë se sot (e mërkurë) koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka thënë se raporti i Transparency International, ka vërtetuar se Kosova po udhëhiqet nga një qeveri e korruptuar, e paaftë dhe e dëmshme për shtetin dhe qytetarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka qëndruar për vizitë…