PDK-ja vazhdon bashkëpunimin me Institutin Nacional Demokratik
Instituti Nacional Demokratik (NDI), me eksperten amerikane të fushës së komunikimit dhe të folur para publikut, Jen Krim, ka mbajtur trajnim me Gruan Demokratike të Kosovës, me temën “Komunikimi dhe të folurit para Publikut”.
Fillimisht eksperten Jeen Krim, e ka pritur në zyrën e tij nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemajli, i shoqëruar nga dy nënkryetaret e Gruas Demokratike të PDK-së, Arbnesha Kuçi dhe Hanife Salihu, ku kanë folur rreth bashkëpunimit të PDK-së me NDI-në dhe zgjedhjet e brendshme të PDK-së.
Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar eksperten Jeen Krim, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj NDI-së, për bashkëpunimin e saj që nga themelimi i PDK-së. Ai shtuar se PDK-ja ka pasur bashkëpunim me shumë organizata në fushën e trajnimeve, por se NDI ka lënë gjurmë në këtë parti dhe se me bashkëpunimin me këtë organizatë PDK-ja është fuqizuar.
Duke folur rreth zgjedhjeve të brendshme që është duke i zhvilluar PDK-ja, nënkryetari Bajrush Xhemajli tha se procesi zgjedhor është duke ecur mirë, ndërkaq ka theksuar se pas procesit zgjedhor Gruaja Demokratike do të jetë më e fuqishme.
“Gjykuar sipas rezultateve dhe informatat që kemi nga Kuvendet e nëndegëve, pozicioni i gruas pas përfundimit të procesit zgjedhor do të jetë edhe më i fuqishëm brenda strukturave të partisë. Ky realitet, gjithsesi se do të reflektojë edhe në jetën institucionale”, ka thënë Xhemajli.
Ndërsa ekspertja nga NDI Jeen Krimm, ka thënë se ajo sheh potencial politik si në Gruan Demokratike ashtu edhe në Rininë Demokratike.
“Është kënaqësi që të bashkëpunoj me këto grupe brenda strukturave të PDK-së, pasi aty shoh potencial të lartë në kultivimin e vlerave demokratike brenda subjektit politik”, ka thënë Krimmi.
Gjatë ditës së djeshme, ekspertja Jeen Krimm nga NDI-ja, ka zhvilluar trajnim edhe me Rininë Demokratike të PDK-së.
/Epoka e re/