PDK-ja vazhdon shtrirjen në Zvicër, Reçica takon bashkatdhetarin e suksesshëm Agron Beqiri

27 prill 2022 | 12:52

Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për organizim në mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Zvicër, ku po merr përkrahje nga bashkatdhetarët në procesin e organizimit për formimin e nëndegëve të PDK-së kudo ku jetojnë shqiptarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Reçica ka njoftuar se në Seebach të kantonit të Cyrihut, ka takuar Agron Beqirin, një intelektual i ri dhe shumë energjik, i cili ka diplomuar në Universitetin e Cyrihut.

“Agroni aktualisht punon si menaxher Internacional dhe ligjëron në Universitetin e Cyrihut, si dhe në shkolla private në nivelin master. Ai është fitues i zgjedhjeve në Komunën e Urdorf-it, për mandatin e këshillit deri në vitin 2026”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita e…