
PDK-ja vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja për Dekadën e Re (Foto)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke vazhduar mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa në shumicën e nëndegëve, PDK-së po i bashkohen anëtarë të rinj të profileve të ndryshme.
“Procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për Dekadën e Re. Interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka njoftuar PDK-ja.
Sipas këtij njoftimi, vetëm në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së pestë në Skenderaj pjesëmarrës ishin mbi 300 delegatë.
“Në shumicën e kuvendeve zgjedhore gara për strukturat e reja të PDK-së po zhvillohet me nga së paku dy kandidatë për kryetarë të nëndegëve, ndërsa në shumicën e nëndegëve janë zgjedhur përfaqësues të rinj, duke konfirmuar procesin e reformave në të gjitha nivelet. Deri tani, kuvendet zgjedhore janë mbajtur në 480 nëndegë nga 1200 sa ka gjithsej Partia Demokratike e Kosovës në të gjitha komunat e Kosovës”, ka njoftuar partia e cila drejtohet nga Kadri Veseli.
/Epoka e re/