PDK-ja vazhdon zgjerimin në Gjermani, Lindita Haxhiu – Zeqiri zgjedhet kryetare e nëndegës së Ludwigsburgut
21 tetor 2024
| 12:22
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Baden Wurttemberg të Gjermanisë nën udhëheqjen e kryetarit Shahin Dervishaj ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Nëndegës së Ludwigsburgut .
Në këtë kuvend ku kanë marrë pjesë 320 delegatë, kryetare e nëndegës është zgjedhur aktivistja e shquar Lindita Haxhiu – Zeqiri.
Kuvendin e kanë nderuar me pjesëmarrje deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, anëtarja e Kryesisë së PDK-së Valdete Idrizi, kryetari i Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi si dhe anëtari i Degës së PDK-së në Finlandë, Sadri Selimi.