PDK kërkon të merren masa të reja në përballimin e situatës nga Covid-19
Shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa të reja në përballimin situatës me Covid.
Ai ka shtuar se shtimi i numrit të rasteve me Covid-19 është alarmante, si dhe ka shtuar se qeveria duhet të ndërmarrë masa në organizimin e mësimit online.
“I bëjë thirrje Qeverisë së Kosovë që të filloj ta ndërmerr masa të reja në krijimin e kësaj situate të re që tashmë po ballafaqohemi që disa ditë, rritja e numrit në shifra alarmante që ndodh në tri ditët e fundit do thotë që në Kosovë nuk e presin edhe aq ditë të mira në ballafaqimin me pandeminë Covid-19, si parti opozitare në Kuvend e Kosovës kërkojmë nga qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa në organizimin e mësimit online në rast e do jetë e nevojshme nga shtatori e tutje.
Pra, besojmë që tashmë qeveria duhet të jetë më e përgatitur dhe të ketë marr mësim nga viti i kaluar dhe në momentin që do jetë e nevojshme mbyllja e shkollave atëherë nuk duhet t’i kemi humbjet që i kemi pasur në mësimnxënie siç i kemi pasur vitin e kaluar”, tha ai.