PDK kujton momentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shpërndan Deklaratën e Hashim Thaçit

16 shkurt 2022 | 20:59

Partia Demokratike e Kosovës në vigjilje të përvjetorit të 14-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka publikuar një video të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, njëkohësisht kryetarit të kësaj partie në atë periudhë, Hashim Thaçit duke lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Video është publikuar në faqen e PDK-së në Facebook me citatin historik të Hashim Thaçit “shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.

Postimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:

“Duke ndjerë rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë, ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, Hashim Thaçi, 17 shkurt 2008!

https://fb.watch/bd0Y69l9XW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Në qytetin e Per Brahes, Gränna perlen…