PDK: Lëvizja Vetëvendosje frymëzoi grupin “Syri i Popullit”
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin e njohuri si “Syri i Popullit”.
Përmes një komunikate për medie, PDK-ja ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje që ka krijuar dhe frymëzuar këtë grup.
“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike”, është thënë në komunikatën e PDK-së.
PDK-ja ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup.
“Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë. PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist”, është thënë në komunikatën e PDK-së.