PDK mbështet “Marshin për drejtësi” për krerët e UÇK-së në Hagë, fton qytetarët t’i bashkohen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Karsniqi, ka takuar sot në takime të ndara, Grupin Parlamentar të PDK-së, Kryesinë e PDK-së dhe kryetarët e degëve.
Gjatë këtyre takimeve, kryetari PDK-së Memli Krasniqi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për “Marshin për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, për datën 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë, para nisjes së procesit gjyqësor.
Kreu i PDK-së i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e PDK-së në organet drejtuese që të organizohen dhe të ftojnë çdo aktivist, votues dhe secilin qytetar të Kosovës pa dallim që t”i bashkohen Marshit për drejtësi, më 2 prill.
Kryetari Krasniqi ka theksuar se mesazhi i Marshit për Drejtësi është paqësor dhe qytetar, në solidarizim me krerët e luftës e paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, para fillimit të procesit gjyqësor.
“Marshi për Drejtësi” fillon në ora 14:00 nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, më 2 Prill.