PDK miraton listën e kandidatëve: Patriot Krasniqi me numrin 88, zëri i diasporës në Kuvend
11 dhjetor 2024
| 14:23
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar dhe miratuar listën e kandidatëve për deputetë, e cila pritet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda dy orëve të ardhshme.
Një ndër kandidatët nga diaspora është Patriot Krasniqi, i cili mban numrin 88 në këtë listë për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton DrenicaOnline.
Si kryetar i Degës së PDK-së në Itali, Krasniqi vlerësohet si një kandidat potencial për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe për të përfaqësuar fuqishëm interesat e diasporës kosovare.
PDK e sheh këtë listë si një kombinim të përfaqësimit vendor dhe atij të diasporës, duke synuar të përçojë një mesazh të unitetit dhe përfshirjes në këto zgjedhje të rëndësishme.