PDK në Gjilan, mbi 50% e kutive të numëruara, këto janë rezultatet për të gjithë kandidatët për deputetë

16 shkurt 2025 | 13:26

Jo edhe rezultat aq premtues në Gjilan, por megjithatë rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2021 shënoi Partia Demokratike e Kosovës.

7 mijë e 791 vota në gjithsejt apo 17.15% të votës së përgjithshme në Gjilan.

Në shifrat që ka pranuar gazeta Nacionale për votat e PDK-së në Gjilan ku janë numëruar 69 prej 130 kutive të votimit (rreth 50%).

ndër më të votuarit dalin të jenë, bartësi i listës dhe kryetari i partisë, përkatësisht Bedri Hamza ndërsa i dyti ekonomisti Arben Mustafa (2 mijë e 571 vota).

Pas Arben Mustafës, 2 mijë e 100 vota ka marrë Memli Krasniqi.

Selver Xhelili ka 1 mijë e 900 vota, Ilir Tahiri 1 mijë e 729, Qendrim Qerimi 1 mijë e 656 vota.

Besianë Musmurati deri më tash na numëruar 1 mijë e 341 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se në katër…