PDK në Regensburg të Gjermanisë mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit, shpallin të hapur fushatën para qindra pjesëmarrësve

22 shtator 2024 | 08:20

PDK në Regensburg të Gjermanisë mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit, shpallin të hapur fushatën para qindra pjesëmarrësve

PDK nëndega në Regensburg të Gjermanisë, me kryetar Shqiptar Gubetinin, ka mbajtur një takim mobilizues për zgjedhjet e 9 shkurtit. Prezent në këtë tubim ishin me nëndegët e PDK-së për Bayern dhe Tyringen.

Në pjesëmarrjen e qindra personave, kryetari i kësaj nëndege ka bërë thirrje për mobilizim për zgjedhjet që po vijnë. Ai ka shpallur të hapur fushatën për zgjedhjet qëndrore që do të mbahen më 9 shkurt.

Gubetini ka thënë se ndihen krenar që janë të parët që kanë hapur fushatën në mërgatë dhe me këtë rast ka thënë se do të mbarrin obligime, për shkak se votimi do të bëhet para se të votohet në Kosovë.

“Nga ne dhe ju kërkohet mobilizim nga tash, ju duhet të regjistroheni për të votuar.  Çka është më rëndësi këtu të ju njoftojmë se aplikimi për votim në ambasada është duke u selektuar, dhe vendet po u rezervohen votuesve të VV-së. Andaj ne duhet të regjistrohemi, sepse votimin me postë nuk mund të na ndalë askush. Bashkë kemi ardhur këtu duke besuar në Zot, dhe duke besuar në shtetin e Kosovës. Andaj e kemi borxh të angahzohemi maksimalisht dhe më këtë angazhim ne i nderojmë heronjtë tanë në krye me Adem Jasharin. Me angahzimin tonë ne i nderojmë çlirimtarët presidentin Thaçi, kryetarin Kadri Veseli dhe të gjithë ata që po mbahen padrejtëisht në Hagë”, ka thënë Gubetini.

“E kemi borxh t’i nderojmë me përkrahje bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Gjeneral Sami Lushtakun, Haki Drenicën, Xhevahir Gecin, Sylejman Selimin, Hysni Gucatin dhe të gjithë luftëtarët e lirisë që shpirt janë në përkrahje të PDK-së”, ka shtuar Gubetini.

Mbështetja për PDK-në, sipas tij, është duke u rritur vazhdimisht, sepse, sipas tij, janë shndërruar në alternativën qytetare me të preferuar.

“Jam i bindur se më 9 shkurt, PDK do të fitoj bindshëm, sepse kemi kandidatin më të mirë për kryeministër, Bedri Hamzën dhe do të kemi programin më të mirë qeverisës. Do të kemi kandidatët më të mirë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës dhe mërgatën”, ka përfundiuar ai.

Në këtë takim nuk është ftuar për pjesëmarrje asnjë përfaqësues nga qendra, për shkak se sipas tyre, kanë dashur të testojnë forcën e tyre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Vushtrrisë që…