PDK nesër mban konferencë për media
10 korrik 2024
| 23:35
Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë nesër (e enjte) konferencë për medie.
Nga PDK kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet në selinë e partisë në orën 13:00.
Partia më e madhe opozitare nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me natyrën e kësaj konference, por siç bëhet me dije, deputetët e saj nesër do ta lëshojnë sallen e Kuvendit të Kosovës.