PDK ngushëllon institucionet dhe familjet që pësuan mbrëmë në Tetovë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas tragjedisë që ngjau në Spitalin e Tetovës, ka kontaktuar me zv. Kryeministri z. Artan Grubi dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin, të cilëve ju ka shprehur ngushëllime dhe solidaritet me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore.
Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre, shkruan në deklaratën e PDK-së, në rrjetin social.
Postimi i plotë:
Thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë. Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, e po ashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj. Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore. Kosova do të jetë përherë pranë tyre.