PDK nis riorganizimin në Belgjikë, mirëpritet nga qindra bashkatdhetarë
Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar riorganizimin e saj në Belgjikë, ku gjatë ditëve të fubdit i janë bashkangjitur qindra bashkatdhetarë për nisjen e themelimit të nëndegëve në kryeqendrën evropiane.
Kryetari i komisionit për organizimin e PDK-së në mërgatë, Elmi Reçica i shoqëruar nga anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi, kanë zhvilluar takime bashkëatdhetarë në disa qytete ku jetojnë mërgata shqiptare në Belgjikë.
“Bashkë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tash e disa ditë jemi mirëpritur dhe kemi takuar qindra bashkatdhetarë në Bruksel, Liege, Sint-Niklaas, Roeselare, Namur, Tilt dhe Brugge, ku morëm zotimin për angazhim maksimal në riorganizimin e PDK-së në shtetin mik të Belgjikës” ka thënë deputeti Elmi Reçica.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar për të qenë afër mërgatës dhe së bashku për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën.
“Falënderues për të gjithë bashkatdhetarët e Belgjikës të cilët na kanë mirëpritur dhe po e mbështesin procesin e riorganizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në kryqendrën evropiane”, tha Reçica.
https://www.facebook.com/share/p/cfmmA1G9GnDmzp2B/?mibextid=K8Wfd2